Shaqiri: Buxhetin për vitin 2023 do ta bëjmë së bashku me sindikatat

Ministri Jeton Shaqiri i ftuar sonte në TV21 duke folur për të ardhmen e arsimit në vend tha se për këtë vit është arritur një marrëveshje e vështirë me sindikatat për rritjen e rrogës me 15 për qind. Por, për vitin e ardhshëm të buxhetit në arsim (Buxheti 2023), ai paralajmëroi se do të ftojë edhe sindikatat për t’i ndarë sa më mirë mjetet që do të ndahen për arsimin.

Marketing

“Jam marrë vesh me sindikatën se marrëveshjen kolektive do ta bëjmë bashkë, një marrëveshje të re kolektive pas shumë vitesh. Metodologjinë që e kam potencuar disa herë, ku nga ana e Ministrisë së Financave do të lidhet me indikatorët dhe treguesit makroekonomik që e përbëjnë inflacioni dhe shpenzimet e shportës konsumatore. Këtë vit do të bëjmë rritjen e pagave prej 15 për qind, kurse për vitin 2023 do të ftohen sindikatat për të parë gjendjen reale të buxhetit. Kemi një problem se shumë profesorë janë drejt pensionimit, prandaj nga viti i ardhshëm do shohim sesi mund ta menaxhojmë më mirë këto orë që do të lenë këta profesorë”- tha Shaqiri.

 

https://video.fskp4-1.fna.fbcdn.net/v/t42.1790-2/288525685_331340522528240_8828697085846177799_n.mp4?_nc_cat=102&ccb=1-7&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjMxNiwicmxhIjo5NDUsInZlbmNvZGVfdGFnIjoic3ZlX3NkIn0%3D&_nc_ohc=JUjm1Td6U1oAX-0rTtY&rl=316&vabr=176&_nc_ht=video.fskp4-1.fna&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT8czpB-DbfHyQw-_MNQ4gynWQIXg1YYVlOpAIxm3AhLyQ&oe=62B10D52

Marketing