Shaqiri: Regjistrimi online në arsimin e mesëm ka funksionuar, shkollat profesionale më të kërkuarat

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21 duke folur për arsimin e mesëm tha se këtë vit për herë të parë kemi kryer regjistrimin online. Ai tha se është shumë i kënaqur me shifrën e arritur që në afatin e parë, ku është i njëjti me atë të vitit të kaluar kur është bërë me prezencë fizike. Nga ana tjetër Shaqiri tha se këtë vit, gati dy e treta e të regjistruarve në shkollat e mesme, kanë zgjedhur drejtimet profesionale, kjo falë edhe një fushate të mirë organizuar nga Ministria dhe odat ekonomike në vend.

Marketing

“Për herë të parë këtë vit është bërë regjistrimi online në shkollat e mesme. Ishte shumë i rëndësishme sepse u regjistrua i njëjti numër që është regjistruar një vit më parë, që në afatin e parë të tij. Numri i të regjistruarave është gati i njëjti numër i regjistruar një vit më parë. Sipas listës preliminare janë regjistruar mbi 15 mijë nxënës nëpër shkollat e mesme dhe ato profesionale. Nesër dhe pasnesër është edhe afati i dyti i regjistrimit. Në shkollat kemi gati dyfish më të regjistruar në shkollat profesionale sesa në gjimnaz. Kjo erdhi si rezultat i një fushate të madhe për të sensibilizuar nxënësit të regjistrohen në shkollat e mesme”- tha Shaqiri.

https://video.fskp4-2.fna.fbcdn.net/v/t42.1790-2/289307357_555642922943893_2419582212760371840_n.mp4?_nc_cat=106&ccb=1-7&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjMwMCwicmxhIjoxMTY3LCJ2ZW5jb2RlX3RhZyI6InN2ZV9zZCJ9&_nc_ohc=A7iobH14ISwAX996Z4h&rl=300&vabr=152&_nc_ht=video.fskp4-2.fna&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT-5M8k8GLHfv1d9R6IaDppRvPE6cRW_M_cKgVD2lxx2mg&oe=62B107AD

Marketing