Me ftesë të Institutit për demokraci “Societas civilis” – Shkup,minsitri i shoqërisë informatike dhe administratës Jeton Shaqiri ishte pjesë e diskutimit online mbi Ligjin për shërbimet e larta udhëheqëse, shkruan Aktuale.mk
Pjesë e panelit ishin edhe Ljupço Nikollovski, zv. Kryeministër i Qeverisë përgjegjës për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillim të qëndrueshëm dhe burime njerëzore, Misha Popoviç, udhëheqës i Qendrës dhe hulumtues në Institutin për demokraci “Societas Civilis”, dhe Biljana Ivanoska, kryetare e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit.
Në legjislacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka ndonjë dallim të qartë mes nivelit politik dhe profesional, rrjedhimisht fushëveprimi për shërbimet e larta udhëheqëse nuk është përcaktuar dhe vërtetuar qartë.
Me Ligjin për nëpunësit administrativ është bërë hapi i parë kah profesionalizimi i udhëheqësve në administratën shtetërore.
Koncepti i shërbimeve të larta udhëheqëse ka filluar që nga viti 2018. Sistemi i shërbimeve të larta udhëheqëse, i cili prezantohet si risi në këtë ligj, do sigurojë arritjen e dy qëllimeve kryesore:
Udhëheqës të lartë profesional, të zgjedhur përmes një procedure të hapur të meritokracisë
Vendosje e marrëdhënieve të besimit dhe përgjegjësisë mes personave të zgjedhur dhe emëruar politikisht dhee udhëheqësve të lartë.
Në pajtim me programin për punë të Qeverisë, pakoja e ligjeve duhet të futet në procedurë qeveritare në qershor, dhe gjatë verës do të dorëzohet edhe në procedurë parlamentare.