Shaqiri: Dixhitalizimi në arsim është kusht për transformimin digjital në shoqëri

Arsimi sot duhet të përgatisë fëmijët dhe të rinjtë për të ardhmen baza e së cilës do të jetë
teknologjia dixhitale. Për Ministrinë e arsimit dhe shkencës, pandemia ishte shtysa për
përshpejtimin e dixhitalizimit. Me prezantimine platformës nacionale për mësim në distancë, e cila duke u mbindërtuar në vazhdimësi mundësoi kapërcimin me sukses të pamundësisë së mësimit me prezencë fizike, theksoi ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri në tryezën e rrumbullakët “Dixhitalizimi i arsimit të lartë – sfidat dhe mundësitë për sistemin arsimor në Maqedoni“ e organizuar nga Forumi Arsimor Rinor në kuadër të projektit “Aksioni studentor për shërbime arsimore të dixhitalizuara” mbështetur nga Fondacioni Metamorfozis.

Marketing

Aktualisht po përgatitet Strategji e dixhitalizimit e cila do të përcaktojë prioritetet që kemisi
vend në këtë sferë, ndërsa ministri Shaqiri potencoi se dixhitalizimi në arsim është kusht për transformimin dixhital të shoqërisë.

“Me konceptine ri të arsimit fillor, dixhitalizimi u ngrit në një nivel më të lartë, si një qasje
më e afërt me trendet globale të arsimit cilësor. Nga fillimi i këtij viti shkollor janë në
përdorim materialet e reja mësimore dixhitale, në përputhje me kurrikulat e reja për klasën e katërt. Vitin e ardhshëm shkollor, nxënësit e klasës së pestë do të mësojnë me materiale
interaktive, dhe prezantimi me faza është në përputhje me zhvillimin e aftësive për aplikimin e teknologjisë -TI dhe mjeteve elektronike. Gjithashtu, po prezantojmë aplikimin e teknologji moderne TI në klasa, tabela interaktive dhe mjete të tjera që mundësojnë mësimdhënie më cilësore“, theksoi Shaqiri.

Ai potencoi se sistemet arsimore, nxënësit e të cilëve arrijnë rezultate të larta në testet
ndërkombëtare, janë ata ku teknologjia e informacionit dhe e komunikimit përdoret gjerësisht në procesin arsimor. Prandaj fokusi i MASH është të krijojë nxënës të motivuar, me aftësi të mira TI, me edukim digjital dhe të mirë përgatitur për të hyrë në sferën e arsimit akademik.

“Fakti që shumica e universiteteve dhe fakulteteve kanë kaluar në mësimin online, ka treguar se një hap përpara në dixhitalizim është bërë edhe në arsimin e lartë. Duke pasur parasysh autonominë akademike, institucionet e arsimit të lartë mund të investojnë individualisht në proceset e mëtejshme të dixhitalizimit. Ne si ministri mund t’i inkurajojmë këto procese, për shembull, nëpërmjet investimeve në shkencë, të cilat janë rritur disa herë. Nëpërmjet thirrjeve publike ne ndajmë mjete financiare për të mbështetur resurse laboratorike me të cilat disponojnë institucionet e arsimit të lartë dhe shkencor dhe veçanërisht për zbatimin e projekteve shkencore. Në këto korniza, institucionet e arsimit të lartë kanë mundësinë të përshpejtojnë dixhitalizimin”- thaShaqiri.

MASH me politikat për bursa investon në përgatitjen e studentëve për inkuadrim në të
ardhmen dixhitale.
Në event u prezantua dokumenti për politika publike “Dixhitalizimi i arsimit të lartë- sfidat
dhe mundësitë“ dhe mekanizmi dixhital që u përgatit nga skuadra fituese e hakatonit të
organizuar nga Forumi rinor arsimor.