Ballina __kateg Shaqiri: E reformojmë arsimin që të krijojë kuadro kreative dhe aktive që...

Shaqiri: E reformojmë arsimin që të krijojë kuadro kreative dhe aktive që e përdorin njohurinë për zgjidhje të problemeve

Si duhet ta ndryshojmë arsimin në mënyrë që të jemi më të përgatitur për të përballuar kohën që vjen dhe sfidat që ajo sjell? Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot në Ohër, duke iu uruar pjesëmarrësit në Konferencën ndërkombëtare me rastin e 75 vjetorit të Institutit Pedagogjik pranë Fakultetit Filozofik në Shkup, tha se ato përmes prizmës do t’i prezantojnë qëndrimet e tyre për sfidat aktuale edukativo-arsimore dhe perspektivat do të tregojnë drejtime të reja në arsim, studimin dhe zgjidhjen e problemeve pedagogjike.

Marketing

“Kjo Qeveri dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës janë përgjigjur me reformë të plotë në sistemin arsimor, duke filluar nga qëllimi strategjik të sigurohet arsimi cilësor në dispozicion për çdo fëmijë, arsimim që krijon kuadër të aftë për të menduar në mënyrë logjike dhe kritike, bazuar në analiza dhe fakte. Shkolla t’i mësojë fëmijët të përdorin njohuritë për zgjidhjen e problemeve, të jenë kreativë dhe aktivë. Përmes procesit edukativo-arsimor të formohen personalitete që i respektojnë dhe kultivojnë të drejtat qytetare, tolerancën dhe diversitetin, të cilat do të mund të përgjigjen nevojave të tregut të punës në përputhje me zhvillimin e përshpejtuar teknologjik”, theksoi Shaqiri.

Ndryshimet në sistemin arsimor filluan nga nëntëvjeçarja, në bazë të Konceptit të ri dhe për herë të parë u vendosën standarde kombëtare për arritjet e nxënësve në fund të arsimit fillor. Ministri theksoi se në qendrën e procesit edukativo-arsimor është vendosur nxënësi dhe nevojat e tij, mundësitë dhe afinitetet, ndërsa mësimdhënësi morri autonomi dhe mundësi vet të vendosë se si do të krijojë orën.

Në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare do të prezantohen më shumë se 120 punime shkencore, ndërsa marrin pjesë pedagogë, mësimdhënës, edukatorë, profesorë universitar, studentë, rektorë, dekanë dhe kryetarë të komunave.

Exit mobile version