Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, sot ka realizuar takim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në RMV, Rachell Galloway, me të cilën ka tiskutuar për aktivitetet dhe gjendjen në arsim.
Siç njoftojnë nga ministria, fokusi i takimit është vendosur edhe në prioritetet e ardhshme të MASh dhe mbështetjen që pritet nga Britania, në drejtim të realizimit të programit në arsim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri Shaqiri ka thënë se edhe përkundër asaj që procesi edukativo-arsimor, organizohet në rrethana të jashtëzakonshme, kjo nuk duhet të jetë arsye për ngecjen e aktiviteteve me të cilat rritet cilësia e arsimit.
Ndërsa ambasadorja britaneze ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mbetet partner i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut në përpjekjet për ngritjen e cilësisë së arsimit.