Shaqiri postoi një foto në rrjetet e tij sociale, duke u shpreh gati për Botërorin e tij të katërt, përcjell lajmi.net.
Ai më parë kishte marrë pjesë edhe në Kupën e Botës në Afrikë më 2010, në Brazil më 2014, si dhe në Rusi më 2018.
Mesfushori nuk është i ftuari i vetëm nga Kosova me kombëtaren helvetike, pasi aty janë edhe Granit Xhaka dhe Ardon Jashari.
Kujtojmë që Zvicra ndodhet në grupin G, me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.
Teksa, Kupa e Botës fillon më 20 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor.