Shaqiri i etur për të kontribuar edhe më për Liverpool-in

Xherdan Shaqiri synon që të luajë rol kyç në pjesën tjetër të sezonit me Liverpool pasi që gjatë 2019-ës më shumë ka shikuar nga stoli.

Marketing

Ai shënoi njërin nga golat në ndeshjen e fundit ku i paraqit si titullar për herë të parë që nga janari. Shaqiri nuk ishte i preferuar i Jurgen Klopp në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, duke bërë vetëm dhjetë paraqitje, shkruan Thisisanfield, transmeton Klan Kosova.

“Mendoj se për secilin është i mirë rikthimi, për mua veçanërisht pasi që kam qenë i lënduar për disa javë”, ka thënë ai.

“Kam qenë i lënduar dhe faleminderit Zotit nuk kam më probleme me gju ose diçka tjetër. Kam pasur probleme muskulore, vetëm kisha nevojë që të rikuperohem”.

“Kam punuar fort në stërvitje sa isha i lënduar, fizikisht me trajnerët e fituesit që të rikthehesha”, ka thënë Shaqiri.

“Të gjithë e dinë se ka qenë periudhë e ngarkuar me shumë ndeshje, kështu që më vjen mirë që jam rikthyer. Po ndjehem i freskët, mirë dhe mendoj se e keni parë këtë. Unë jam gati, mendoj se trajneri e ka parë këtë në stërvitje. Kam stërvitur mirë dhe ai ma dha rastin ku dhe mendoj se luajta mirë”.

“Në fund të ditës është me rëndësi që të fitohen ndeshjet e ekipit tim, kemi fituar si ekip dhe qartas kur unë jam kontribut është edhe më e mirë. Le të shpresojmë për më shumë ndeshje”.