Mesfushori ofensiv kosovar Xherdan Shaqiri, pranon se është i zhgënjyer me minutazhën jo të madhe te Liverpooli dhe thotë se i duhet të gjejë një zgjidhje.
“Unë jam i dëshpëruar që nuk jam aktivizuar më tepër. Asnjëri nuk qëndron me dëshirë në bankinë. Qartë se dua të kem më tepër minutazhë. Duhet të shikoj situatën dhe të gjej një zgjidhje”, ka thënë Shaqiri, përcjell “Tages Anzeiger” të enjten, transmeton Koha Ditore.
Shaqiri ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e vitit 2023.
Është raportuar se ai po kërkohet nga Monaco, mirëpo Shaqiri ka thënë se nuk di fare për këtë ofertë.