Shaqiri: Më 27 Maj mbahet matura shtetërore

Ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri është i vendosur se më 27 maj duhet të ketë provim të maturës shtetërore. Që të realizohet procesi, nëse ka nevojë, do të përfshihen, edhe punonjësit nga MASh-i.

Marketing

Ndërsa, për sot është paraparë takim mes përfaqësuesve të qendrës shtetërore të provimeve dhe Ministrisë së Financave për rritjen e pagave në këtë institucion.

Shaqiri edhe një herë ka bërë thirrje që të presin marrëveshjen e përgjithshme kolektive. Miratimi i një zgjidhjeje sistematike, sipas tij, është shumë i rëndësishëm.

Të realizohet matura shtetërore dhe të pritet marrëveshja e përgjithshme kolektive dhe më pas edhe sindikatat e tjera të komunikojnë me institucionet për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive të degëve.

Duhet të ketë provim të maturës shtetërore më 27 maj. Punonjësit e QShI thonë se nuk do të heqin dorë nga greva, derisa të marrin miratimin për rritjen e pagave nga Ministria e Financave.