Shaqiri mori pjesë në shpalljen e fituesve të garës së kompanive për nxënës të organizuar nga Xhunior Açivment

Për të pestin vit radhazi, Xhunior Açievement organizon garë të kompanive për nxënës , qëllimi i së cilës është që nxënësit të mësojnë përmes punës me mbështetjen e mësimdhënësve mentorë dhe në këtë mënyrë të zhvillojnë kompetenca praktike, kreativitet dhe inovacion, por si dhe frymën e sipërmarrësisë dhe garuesve .

Marketing

Në manifestimin ku u shpallën fituesit për vitin shkollorë 2021-2022, fjalim mbajti edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, i cili theksoi se gara po bëhet traditë, sepse koncepti është interesant për të rinjtë dhe se ata dëshirojnë të ballafaqohen me sfidat.

“faleminderim i veçantë për organizatorin i cili me përpjekjet e tij për realizimin e këtyre aktiviteteve arsimore joformale jashtë bankave të shkollës, i jep një vlerë të shtuar procesit edukativo-arsimor në vendin tonë dhe inkurajon frymën e sipërmarrësisë dhe garuesve të nxënësve, të cilëve më të vërtetë do t’iu mundësohet të fitojnë mundësi të tilla përmes të cilave do ti dëshmojnë aftësitë e tyre të liderit , kreativitetin dhe inovacionin e tyre, që në fakt përputhet me synimet e reformave të bëra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria për të pasur sistem arsimor më bashkëkohor ”, theksoi Shaqiri.

Ai gjithëashtu informoi se arsimimi për sipërmarrësi është pjesë e reformës thelbësore e arsimit fillor e cila është në rrjedhë dhe futet në të gjitha lëndët e obligueshme dhe zgjedhore , por edhe në aktivitetet jashtësmësimore ku egziston mundësia. Të gjitha programet mësimore dhe tekstet e reja përgatiten në bazë të 8 standardeve kombëtare për arritjet e nxënësve ndërsa pikërisht njëra prej tyre është “teknika, teknologjia dhe sipërmarrësia ”.
Sipas të njejtës , nga nxënësit pritet të fitojnë kompetenca që kanë lidhje me aftësinë për të ndërmarrë iniciativa, për krijimin e ideve dhe për t’i kthyer idetë në prodhime dhe shërbime, për të marrë vendime dhe për të rrezikuar”, u shpreh Shaqiri.
Duke i uruar fituesit, u dërgoi porosi të gjithë pjesëmarrësve që të jenë këmbëngulës dhe të përhershëm në çdo betejë dhe të udhëhiqen nga ideologjia e të mësuarit gjatë gjithë jetës sepse siç tha ai, arsimi është një proces,dhe jo akt që përfundon në datë të caktuar.
Në kuadër të manifestimit treditor të mbajtur në Strugë, për herë të parë u zgjodh mësimdhënësi i vitit, si dhe shkolla më e mire për sipërmarrësi.

Marketing