Shaqiri nga VLEN: Fronti Evropian nuk ka qenë asnjëherë e interesuar për ushtarët e UÇK-së

Riad Shaqiri nga koalicioni VLEN tha se janë në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën e Kosovës, për të gjetur një zgjidhje pas arrestimit të ish ushtarit të UÇK-së
“Ne si koalicion VLEN, jemi në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Kosovës, për zgjidhjen e rastit në fjalë, mirëpo koalicioni Fronti Europian, është mirë të bëjë një retrospektivë të kaluarës, se sa ka qenë e interesuar për ish ushtarët e UÇK-së. Do ti referohem rastit të Betim Kabashit, që vuan burgun e Idrizovës dhe personi në fjalë vuan nga ceroza. Për të njëjtit persona, ne si koalicion VLEN, kemi kërkuar që të merren të gjitha masat ligjore, që ti ofrohet një shërbim shëndetësorë më cilësorë, edhe përkundër veprës të cilët e vuan ai në kuadër të burgut të Idrizovës”, ka deklaruar deputeti Rijad Shaqiri nga VLEN.

Marketing
Marketing