Shaqiri: Nuk frikësohem, vij në Beograd për të luajtur futboll

Reprezentuesi i futbollit zviceran, me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili do të luajë për Liverpulin tek Cërvena Zvedza në ndeshjen e Ligës së kampionëve këtë vjeshtë, tha se nuk frikësohet të shkojë në kryeqytetin e Serbisë.

Marketing

Shaqiri në Kampionatin botëror në Rusi para dy muajve, golin kundër Serbisë e festoi me bashkimin e duarve në formëpç të shqiponjës, që ishte shkak për kritika, si në Serbi, ashtu edhe në Zvizër.

Ndaj paralajmërimeve se ai do t’i ekspozohet presionit të madh në Beograd, Shaqiri u përgjigj:

“Nuk lejoj asgjë të më frikësojë. Lexova gjithçka ishte shkruar. Shkoj tërësisht në mënyrë normale, të luaj futboll. Nuk frikësohem nga askush”, deklaroi Shaqiri.
Liverpuli më 6 nëntor do të jetë mysafir në Beograd, në stadiumin që tashmë të shitur, “Rajko Mitiq”.

Marketing