Shaqiri pas golit me kokë: Edhe unë u çudita me veten

Xherdan Shaqiri ka thënë se e ka befasuar edhe veten me golin që e shënoi me kokë në fitoren e Lyonit kundër Marseille të martën në Ligue 1.

Marketing

Anësori shqiptar i Zvicrës Shaqiri shkëlqeu në një ndër ndeshjet e tij të rralla si titullar kohëve të fundit, duke shënuar një gol dhe duke e përgatitur një tjetër në fitoren e mundimshme të Lyonit 2:1 ndaj Marseilles në stadiumin Groupama, raporton Gazeta Express.

Shaqiri i ka bërë vetëm 11 paraqitje në Ligue 1 për Lyonin që prej se iu bashkua gjigantit francez nga Liverpooli për 6 milionë euro në verë.

Marketing