Shaqiri: Rruga drejtë integrimeve euroatlantike dhe BE-së e pakthyeshme

Rruga jonë drejtë integrimeve euroatlantike dhe Bashkimit Europian është e pakthyeshme
Çdo rezultat apo qëllim paraprihet nga një proces. Proceset tashmë të nisura, që përcaktojnë të ardhmen europiane të vendit, janë të pandalshme dhe të pakthyeshme dhe ne jemi të përkushtuar për ti çuar përpara.

Marketing

Reforma në administratën shtetërore, digjitalizimi i shëbrimeve, sistemi për interoperabilitet, identifikimi digjital, përmirësimi i rrjetit të telekomunikimit, harmonizimi i legjislacionit vendas me atë europian në fushën e medias janë procese të pakthyeshme, për realizimin e së cilave po punojmë me përkushtimin më të madh.

Nuk do të lejojmë asgjë që të na shpërqëndrojë në realizimin e këtyre objektivave jetike për vendin, sepse për ne qytetari dhe mirëqënia e tij vijnë në radhë të parë.
Jemi të përkushtuar, të vendosur dhe të vetëdijshëm për punët që na presin.