Shaqiri: Siguria kibernetike, faktor i rëndësishëm në procesin e digjitalizimit

Pas pranimit të komenteve dhe sygjerimeve nga nga debati për Strategjinë nacionale të TIK-ut, është duke përgatitur informacioni për seancën e ardhshme qeveritare, lajmëron ministri Shaqiri.

Marketing

E ardhmja e shoqërisë sonë është e lidhur ngushtë me teknologjinë, prandaj paralelisht me procesin e digjitalizimit, ne kujdesemi edhe për sigurinë kibernetike, thotë Shaqiri.
Ministri Shaqiri thekson se do të fuqizohet roli i Qendrës për ndjekje dhe raportim të incidenteve kompjuterike, si pjesë e Agjencisë digjitale, e cila themelohet me anë të propozim ligjit të përgatitur nga MSHIA.

Kjo Qendër do të jetë si kordinatore e gjithë Qendrave tjera lokale dhe do të funksionojë në kuadër të institucioneve të tjera kyçe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Vlen të theksohet se në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit dhe shkencës jemi duke përgatitur draft projektin i cili do të ketë për qëllim ruajtjen e higjienës dhe vigjilencës kibernetike dhe mbrojtjen e nxënësve dhe fëmijëve nga sulmet kibernetike, mbyll njoftimin e tij Jeton Shaqiri.