Shaqiri: Takim me maturantët për maturën shtetërore

Javën e ardhshme do të rishikohen kërkesat e maturantëve për zvogëlimin e materialit për dhënien e provimit të maturës shtetërore. Ministri i arsimit, Jeton Shaqiri, paralajmëroi takim me Qendrën Shtetërore të Provimeve, që të shihet se çka mundëson ligji, sepse provimet tashmë janë caktuar. Shaqiri tha se materiali është përshtatur dhe i përmban informacionet më të rëndësishme të arsimit katërvjeçar.

Marketing

“Një pjesë e materialit që u është dorëzuar nxënësve të shkollave të mesme është radhitur sipas mënyrës se si është zbatuar në vitin e kaluar shkollor. Por, pavarësisht kësaj, jam i hapur që në periudhën në vijim të zhvilloj një takim tjetër me Qendrën Shtetërore të Provimeve si një institucion që përgatit të gjitha fazat për realizimin e provimit të maturës shtetërore dhe për të parë mënyrën se si duhet të realizohet.”, – deklaroi ministri i arsimit, Jeton Shaqiri.

Marketing