Shaqiri takon Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar Rejçel Galovej

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri mesditën e sotme është takuar me Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar Rejçel Galovej. Këtë e bëri të ditur ministri Shaqiri në rrjetin social Facebook duke theksuar se kanë rënë dakord që bashkëpunimi reciprok të vazhdojë edhe më tej me hapa konkret.

Marketing

Sipas tij, bashkëpunimi ka për qëllim të mundësimit të profesionalizimit të administratës për të punuar në mënyrë transparente dhe profesionale dhe në shërbim të qytetarëve,

“Me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, ekselencën e saj Rejçel Galovej, u dakorduam që bashkëpunimi i suksesshëm reciprok do të vazhdojë edhe më tej me hapa konkrete, me qëllim të mundësimit të profesionalizimit të administratës, e cila do të punojë në mënyrë transparente dhe profesionale dhe do të jetë shërbim i vërtetë i qytetarëve”, shkruan Jeton Shaqiri – Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, ekselencën e saj Rejçel Galovej, u dakorduam që bashkëpunimi i suksesshëm…

Publiée par Jeton Shaqiri sur Mercredi 21 octobre 2020