Lojtari kosovar, Xherdan Shaqiri, është bërë lojtari më i paguar në histori të ligës së futbollit amerikan “Major League Soccer”, duke thyer rekordin e mbajtur nga suedezi Zlatan Ibrahimoviq.
Sipas të dhënave të publikuara të martën nga Shoqata e Lojtarëve të MLS, Shaqiri do të fitojë 7.35 milionë dollarë në pagën bazë dhe 8.15 milionë dollarë si kompensim të garantuar këtë sezon.
Ibrahimoviqi, si anëtar i Los Angeles Galaxy në vitin 2019, grumbulloi 7.2 milionë dollarë në total.
30 vjeçari nga Zhegra e Gjilanit, iu bashkua Chicago Fire këtë sezon nga Lyoni.