Shaqiri, VLEN-it: Abetaren e unifikuar e kemi siguruar ne

Ish-ministri i Arsimit tha se e vërteta del gjithmonë në shesh duke reaguar për abetaren që u tha se është unifikuar.

Marketing

Shaqiri tha se abetarja është unifikuar në kohën kur ai ishte ministër dhe shtoi se, tani po shpërndahet nga pozita aktuale pa e thënë se ku dhe nga kush e kanë marrë.

Për udhëheqësit e VLEN, Shaqiri tha se nuk janë shembull i mire për këtë fillimvit shkollor, që siç thotë, të rinjtë ndër breza i kemi edukuar dhe këshilluar se duhet ta themi gjithmonë të vërtetën.

“Bilall, Izet, dhe ju tjerët në Vlen, Nuk jeni shembull i mirë për këtë fillimvit shkollor, sepse nxënësit dhe të rinjtë ndër breza i kemi edukuar dhe këshilluar se duhet ta themi gjithmonë të vërtetën dhe vlerat e tjetërkujt nuk duhet ti përvetësojmë sepse e vërteta gjithmonë del në shesh.

Zv. ministër Lulzim shpresoj që ti sot se ke pas për PR ditor.

Drejtor Skender edhe ju e dini të vërtetën cilët Abetare po shpërndani, mos u brengosni për pozicionin ndoshta e keni afatgjat.

Ja e vërteta për Abetaren e unifikuar të cilën e kemi siguruar ne dhe po e shpërndani ju pa e thënë se ku dhe nga kush e keni marrë”, ka shkruar Shaqiri.

Marketing