Shaqiri: Zero tolerancë ndaj korrupsionit

Krijimi i një sistemi elektronik për paraqitjen e raporteve dhe ankesave elektronike në lidhje me shërbimet në administratën publike është një nga projektet në kuadër të digjitalizimit të shërbimeve të Ministrisë së Shoqërisë Infomatike dhe Administratës (MSHIA) dhe të Qeverisë së RMV-së. Kjo do t’u mundësojë qytetarëve të raportojnë një problem ose ankesë lidhur me një institucion publik në çdo kohë, si dhe të raportojnë një problem në procedurë për marrjen e një shërbimi të caktuar nga administrata publike.

Marketing

“Sistemi elektronik për paraqitjen e raporteve, ankesave dhe propozimeve elektronike do t’u sigurojë kushte qytetarëve dhe personave juridikë që në çdo kohë të raportojnë dyshimet e mundshme për korrupsion në një organ të caktuar të administratës shtetërore, por edhe të raportojnë një problem gjatë procedurës së marrjes së shërbimeve të caktuara nga këto organe. Përveç përfitimeve parësore që lidhen me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë për problemet specifike me institucionet publike dhe me shërbimet të cilat ato i ofrojnë për qytetarët dhe për personat juridik, sistemi synon të mbështesë strategjinë dhe procesin e përmirësimit të mëtejshëm të administratës publike duke i transformuar proceset dhe duke i përmirësuar kapacitetet institucionale”, theksoi z.Jeton Shaqiri – ministër i Ministrisë së Shoqërisë Infomatike dhe Administratës.