Shaqiri: Zhvillimi i uebfaqeve të reja dhe të unifikuara drejtë realizimit

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë njofton se po nis zhvillimi i uebfaqeve të reja dhe të unifikuara për të gjitha Ministritë dhe Qeverinë.

Marketing

Me zhvillimin e këtyre uebfaqeve vjen edhe një sistem i ri, më i mirë dhe i centralizuar.

Uebfaqet e reja do të jenë të gjitha të modernizuara dhe të integruara me njëra-tjetrën.

Me këtë projekt i japim kuptim edhe qëllimit tonë për unifikimin e të gjitha uebfaqeve të Ministrive dhe Qeverisë. Si rrjedhojë e kësaj, këto faqe do të jenë më praktike dhe qasja drejt informacionit do të jetë më e lehtë.
Ky projekt do të implementohet plotësisht deri në fund të këtij viti.