Magjistri i shkencave politike Suat Shaqirov përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se shqiptarët e Çashkës dhe Velesit, nuk mund të harrojnë të kaluarën aq lehtë, sepse pikërisht përvojat e hidhura n’a kanë mësuar shumë gjëra të cilat sot duhët të n’a shërbejnë si frymëzim për të inicuar procese në dobi të këtij populli.
“Shqiptarët e kësaj ane, nuk guxojnë të harrojnë përndjekjet dhe malltretimet e formacioneve paramilitare sllave gjatë 2001-it, aq më pak parullat se vetëm shqiptari i vdekur, është shqiptar i mirë, ose dhoma gazi për shqiptarët. Nuk guxojmë të harrojmë, sepse mund të na përseritet. E kaluara n’a ka mësuar e po n’a pëshpërit në vesh ç’do ditë mos të harrojmë djegien e shtëpiave dhe vjedhjen e bagëtive të belgtorëve shqiptar gjatë konfliktit të vitit 2001. E si të harrohët vrasja makabër e të riut shqiptar në fshatin Reshtan, për të vetmen arsye sepse fliste shqip dhe ishte shqiptar”, shkruan ai.
Shaqirov mes tjerash thotë se politikat shoveniste të te dy blloqëve maqedone, me mish shpirt kanë punuar për mbylljen e shkollave shqipe në këto vise, edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta bëjne po të njëjtën, por mbas 2001-it kanë hasur në një shkëmb të fortë e mburojë e shqiptarëve kudo që janë, në një organizatë politike që trashëgoi dhe vazhdon të kultivoj idealin e UÇK-së, idealin e djemve dhe vajzave më të guximshëm të kombit tonë, atyre që sakrifikuan më të shtrëjntën e tyre.
“Bashkimi Demokratik Për Integrim dhe Kryetari i saj Ali Ahmeti arritën të thyejne të gjitha pretendimet e sllavëve, duke ndërtuar procese kredibile dhe kombëtare, pikërisht ky është njëriu që ndër shqiptarët e me shqiptarët ka krijuar politika në interes kombëtar, arsyeja pse sot e gati 2 dekada populli voton BDI-në dhe Ali Ahmetin është pikërisht rezultati i të gjitha proceseve të sukseshme kombëtare. Edhe pse sot, disa shqiptarë, të cilëve u është bëre gjaku Ujë, e akoma më keq disa të tjerë që nën petkun e Hoxhallarëve e në emër të zotit janë rradhitur krah për krah ideologjisë së Tito Petkovskit dhe Lube Boshkovskit , vrasësve dhe armiqve me të mëdhenj të shqiptarëve , vetëm e vetëm për të siguruar një karrige , ne qëndrojmë rreshtuar prapa Komandantit dhe prapa Misionarit të tij në zonën e 3-të zgjedhore i ndëruari Bekim Neziri. Po, Bekim Neziri kësaj radhe është i dërguar me mision nga Komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së për t’ju thënë edhe njëherë edhe atyre që u është bëre gjaku ujë, edhe ktyre që në Çallma kanë vëne kryqe, se ne jemi këtu dhe do të mbrojmë identitetin e kulturën tonë me gjithçka që posedojmë.
Po, ne jemi këtu, dhe shqiptarët janë me ne, sepse jemi vllezër të një gjaku”, ka shkruar në Facebook, Suat Shaqirov, magjistër i shkencave politike.