Gjatë ditës së sotme në ShBA janë regjistruar 1,357 viktima si pasojë e COVID-19.
Në total në të gjithë kontinentin janbë 23,111 të vdekur.
Ndërkohë numri i të infektuarve ka arritur 576,695.
Shifra pozitive vijnë dhe nga personat e shëruar ku 42,223 persona kanë fituar betejën me virusin.
New Yorku mbetet shteti më i prekur nga pandemia.
Më herët guvernatori Andrew Cuomo deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit në New York kanë ndërruar jetë 671 persona.
Në total janë 10,056 viktima.