SHBA, BE dhe Kanadaja, sanksione të koordinuara ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Bashkimi Europian të premten vendosën sanksione të reja për të ndëshkuar Rusinë, për sulmin e saj në 2018-ën ndaj tre anijeve ukrainase, si dhe aneksimin e Krimesë dhe aktivitetet e saj në Ukrainën lindore.

Marketing

Departamenti amerikan i Thesarit tha se synonte të sanksionojë katër anëtarë të Shërbimeve Federale të Sigurisë, të Rusisë, për përfshirjen e tyre në përplasjen detare në Strait Kerch, që lidh detin e Zi dhe atë Avov, pranë Krimesë.

Rusia hapi zjarr dhe kapi tre anije të Ukrainës në brigjet e Krimesë së aneksuar nga Moska, më 25 nëntor, duke kapur edhe 24 ushtarë ukrainas, të cilët mbeten ende në paraburgimin rus.
Në një njoftim të koordinuar, Kanadaja imponoi sanksione mbi 114 njerëz dhe 15 njësi, në përgjigje të veprimeve ushtarake të Rusisë kundër anijeve ukrainase, ndërsa Bashkimi Europian i sanksionoi tetë rusët për qëndrimin.

BE tha se sanksionet e saj kishin ndikuar zyrtarët e lartë të shërbimit të sigurisë dhe komandantët ushtarakë të akuzuar për parandalimin e anijeve ukrainase nga arritja në port.
Daniel Fried, një ish diplomat i lartë amerikan, tani në Këshillin e Atlantikut, vlerësoi administratën Trump, BE dhe Kanadanë, për të vepruar së bashku, por tha se reagimi i tyre ishte i vonuar, duke ngritur pyetjen nëse lëvizja është pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA.

“Koordinimi është i mirë, fakti që më në fund kemi bërë diçka është e mirë. Problemi është se duhej shumë kohë më parë, pasi agresioni i Kerch Strait ishte në fund të nëntorit dhe tani është mesi i marsit, kështu që ne dukemi të ngadaltë”, tha ai.

Trump, fushata e të cilit në 2016-ën është duke u hetuar për bashkëpunim të mundshëm me Rusinë, ka theksuar se ai dëshiron lidhje të mira me Moskën, pavarësisht tensioneve mbi Ukrainën, Sirinë dhe dyshimeve për ndërhyrjen në proceset zgjedhore në mbarë botën.

Marketing