SHBA dënon aksionin e Policisë në veri: Të ndërpritet menjëherë

Duke iu referuar vizitës së tij në Kosovë këtë javë senatori Murphy tha se u zu në befasi nga ngjarjet e sotme atje.

Marketing

“Në takimin tim të hënën në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi ndonjë plan për qasje në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës jam zënë totalisht në befasi dhe duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë”.
Murphy tha se për këtë “zhvillim shqetësues” ka pasë edhe një telefonatë me Këshilltarin Special të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Këto reagime Murphy ka bërë duke rishpërndarë edhe postimin e ambasadorit amerikan i cili po ashtu dënoi autoritetet kosovare për zhvillimet në veri.

SHBA-ja dënon aksionin e Policisë në veri: Të ndërpritet menjëherë

Pas situatës së krijuar në veri, ka reaguar Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ai duke dënuar veprime e autoriteteve kosovarë ka bërë thirrje që masat e dhunshme të ndërpriten mënjehrë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë.”. ka shkruar Hovenier në Twitter.

Nga incidentet e sotme në veri, pesë policë janë lënduar, por më pas u janë kthyer detyrave policore. Ndërkohë, janë dëmtuar edhe katër automjete, përfshirë një i djegur