Këshilltarët e sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe Rusisë kanë diskutuar potencialin për të mbajtur një samit të nivelit presidencial mes marrëdhënieve shumë të tensionuara, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Emily Horne, njoftoi se këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan dhe sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolay Patrushev, diskutuan “disa çështje në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me interes dypalësh”.
Ajo nuk foli në mënyrë specifike mes thirrjeve të SHBA-së për Rusinë për t’i dhënë fund ndërtimit të saj ushtarak në kufirin ukrainas dhe sanksionet gjithëpërfshirëse të javës së kaluar të imponuara ndaj Moskës për një sulm kibernetik në shkallë të gjerë, që sipas vlerësimeve të SHBA-së prekën 16 mijë sisteme kompjuterike, përfshirë ato të agjencive federale.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, për këtë verë në Evropë ka propozuar një samit me presidentin rus, Vladimir Putin, në një përpjekje për të lehtësuar marrëdhëniet diplomatike. Horne tha se Sullivan dhe Patrushev “diskutuan perspektivën” për mbajtjen e këtij takimi.
Përderisa Kremlini nuk e ka pranuar ose refuzuar zyrtarisht ofertën, samiti ka mbetur i hapur si mundësi.
Thirrja e ditës së sotme vjen një ditë pasi Sullivan paralajmëroi Rusinë se nëse lideri i burgosur i opozitës, Alexey Navalny, vdes në burg, Moska “do të konsiderohet përgjegjëse nga komuniteti ndërkombëtare”.
“Për sa i përket masave specifike që do të marrim, ne po konsiderojmë një larmi kostosh të ndryshme që do të impononim dhe unë nuk do ta telegrafoj atë publikisht në këtë pikë”, tha Sullivan dje për CNN.
“Por ne kemi komunikuar se do të ketë pasoja nëse z. Navalny vdes”, shtoi ai.
Mbështetësit e opozitarit Navalny në fillim të kësaj jave i thanë shtypit se ai ishte “duke vdekur dhe theksuar se gjendja e tij mjekësore po përkeqësohej me shpejtësi për shkak të një greve të urisë që ai filloi tre javë më parë në protestë ndaj refuzimit të autoriteteve ruse për t’i dhënë atij kujdes mjekësor.