SHBA dhe Uellsi ndajnë pikët – Bale neutralizon golin e Weah

Është mbyllur pa fitues ndeshja mes ShBA dhe Uellsit.

Marketing

Ndeshja mes kombëtares së ShBA dhe asaj të Uellsit është mbyllur me rezultatin e barabartë, 1:1.

Në pjesën e parë, ShBA pati ritëm më të lartë që nga fillimi i ndeshjes duke krijuar dy raste të mira shënimi, por që Hennessey ishte në disponim të mirë.

Tentimet e ShBA u konkretizuan në minutën e 36’ të takimit, kur Timothy Weah dërgoi topin në rrjetë, pasi e gjeti vetën 1 kundër 1 me portierin, nga një pasim i mrekullueshëm i Christian Pulisic.

ShBA bëri më mirë edhe në pjesën e dytë, por një penallti e minutës së 82’ ndihmoi uellsianët të marrin një pikë nga kjo ndeshje.

Penalltinë e fituar vet, Gareth Bale e konvertoi në gol në minutën e 82’ të ndeshjes, për të vulosur rezultatin final 1:1.

Me këtë barazim, të dyja kombëtaret marrin nga një pikë dhe shkojnë në pozitat 2 dhe 3. Në grupin e ShBA dhe Uellsit, Anglia është lidere me tri pikë, kurse Irani është pa pikë nga xhiroja e parë