“SHBA do dëbojë 10 diplomatë rusë për përpjekjen për sulm kibernetik dhe ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale”

Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se dhjetë diplomatë rusë do të dëbohen me arsyen se kanë lidhje me përpjekjen për sulm kibernetik dhe me aktivitetet për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga administrata Biden, u njoftua se ndaj Rusisë do të zbatohen edhe sanksione të ndryshme me arsyen për përpjekjen për sulm kibernetik dhe me aktivitetet për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale.

Piratët kompjuterikë të cilët dyshohen se kanë lidhje me Rusinë, u zbulua se në dhjetor 2021, nëpërmjet kodeve të dëmshme që kishin vendosur në një program që menaxhonte rrjetin dhe infrastrukturën e sistemit “SolarWinds” u infiltruan në sistemet kompjuterike të shumë institucioneve federale, përfshirë edhe Departamentin amerikan të Thesarit, Departamentin e Tregtisë dhe Departamentin e Drejtësisë. Administrata e SHBA-së për sulmet në fjalë bëri përgjegjëse Rusinë.

Marketing

Si shtesë e sulmit kibernetik, në muajin e kaluar, zyrtarët amerikanë, duke mos cituar ndonjë provë, pohuan se presidenti i Rusisë Vladimir Putin i kishte dhënë kompetenca agjentëve rusë që të kryenin operacione ndikimi me qëllim për të ndihmuar që ish-presidenti Donald Trump të rizgjidhej sërish president në zgjedhje.

Dëbimi i diplomatëve dhe sanksionet mbartin cilësinë si lëvizja e parë kundërpërgjigjëse e SHBA-së kundër Kremlinit për shkak të sulmit kibernetik të lidhur me SolarWinds. Zyrtarët amerikanë më parë ishin shprehur se me sanksionet që do të formohen kundër veprimeve të “dukshme” dhe të “padukshme” do t‘i japin një mesazh të qartë Rusisë për të parandaluar përpjekjet e ngjashme në të ardhmen.

Muajin e kaluar, SHBA-ja mori vendim për sanksione ndaj institucioneve shtetërore ruse dhe disa burokratëve të nivelit të lartë dhe të mesëm për shkak të helmimit dhe arrestimit të opozitarit Alexei Navalny.



. .