Lufta kundër racizmit në SHBA e bërë nga dy vëllezër turq të cilën themeluan studio të incizimit do të bëhet dokumentar i metrazhit të gjatë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ahmet Ertegün dhe vëllai i tij Nesuhi e themeluan “Atlantic Records” në vitin 1947 dhe luajtën një rol të rëndësishëm në zhvillimin e këngëtarëve dhe grupeve të famshme duke përfshirë Ray Charles, Aretha Franklin, Miles Davis, The Rolling Stones dhe Led Zeppelin.
Dokumentari, i quajtur “Sultans of Jazz”, do t’i dërgojë shikuesit në një shëtitje të muzikës xhaz me një fokus të veçantë në atë se si vëllezërit Ertegün sfiduan racizmin në SHBA duke ftuar performuesit afrikano-amerikanë të xhazit në ambasadën e Turqisë në Washington gjatë viteve të 30-ta dhe 40-ta, kur ishte kulmi i racizmit.
Në kohën kur njerëzve me ngjyrë nuk u lejohej të uleshin në afërsi të njerëzve të bardhë në shumë vende, ambasada turke i theu paragjykimet dhe hapi dyert për këto muzicientë.
Muzicientët u radhitën në ambasadë dhe organizuan netë të xhazit. Figurat e famshme përfshinin pianistin e xhazit Meade ‘Lux’ Lewis, gjigantin e zhandrut Blues Leadbelly dhe Count Basie, si dhe grupet e Duke Ellingtonit.
Vëllezërit Ertegün, bashkë me babanë e tyre, Munir Ertegün, atëkohë ambasador i Turqisë në Washington, injoruan reagimet negative nga disa politikanë amerikanë dhe vazhduan t’u ndihmojnë muzicientëve me ngjyrë.
“Sultans of Jazz” planifikohet të kompletohet deri në vjeshtë dhe pritet të shfaqet në festivalet ndërkombëtare të filmit. Incizimi do të zhvillohet në Washington, New York, New Orleans and Stamboll.