Ministri i Punëve të Mbrëmshme, Oliver Spasovski, ka pranuar nga ambasadorja amerikane, Kejt Meri Berns, donacionin me vlerë prej mbi 460 mijë dollarësh.
Bëhet fjalë për ndihmë nga ana e qeverisë së SHBA-së e cila ka për qëllim të ndikojë në rritjen e standardeve të organizuese të njësive speciale dhe ndërtimin e kapaciteteve moderne kuadrovike.
“Këtë herë bëhet fjalë për dy donacione. E para, me pajisje mjekësore dhe mbrojtje personale për pjesëtarët e njësitit për shpërndarje të shpejtë të MPB-së me vlerë rreth 250 mijë dollarë nga ana e ushtrisë së SHBA-së. Ndërsa donacioni i dytë me pajisje për sektorin tonë për kriminalistikë kompjuterike në MPB me vlerë prej mbi 210 mijë dollarë është ndihmë nga ana e programit qeveritar amerikan për mbrojte nga terrorizmi ATA. Bëhet fjalë për mjete materiale softuer dhe harduer të cilat padyshim se do t’i rrisin standardet organizuese të njësive speciale.”,- tha ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
Ambasadorja amerikane Bërns theksoi së kjo ngjarje tregon se SHBA-të Maqedoninë e Veriut e shohin si një partner të palëkundur në luftën kundër krimit dhe terrorizmit.
“Ngjarja e sotme është vetëm një shembull tjetër i angazhimit të Qeverisë amerikane për të ndihmuar përforcimin e sektorit të sigurisë në Maqedoninë e Veriut, si një investim në një aleat të fortë partner i NATO-s dhe një partner i palëkundur në luftën kundër terrorizmit dhe të gjitha formave të krimit të organizuar.”,- theksoi ambasadorja amerikane, Kejt Meri Berns.
Nëpërmjet programit ATA, i cili në vend realizohet nga viti 1996 janë investuar mbi 9.5 milion dollarë amerikane, përskaj ndihmës në pajisje teknike dhe materiale, janë realizuar një numër i madh i trajnimeve profesionale dhe edukim i rreth 600 pjesëtarëve të policisë.