SHBA, dorëhiqet Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristen Nielsen

Sekretarja amerikane i Sigurisë Kombëtare Kirsten Nielsen, e cila zbatoi disa nga politikat kontradiktore të Presidentit Donald Trump lidhur me kufijte, ka dhënë dorëheqjen.
Nielsen e quajti “nder jetësor” mundësinë për të punuar në këtë departament.

Marketing

Presidenti Trump shkroi që ajo do të zëvendësohet përkohësisht nga Komisioneri i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve, Kevin McAleenan.

Nielsen ishte përgjegjëse për zbatimin e politikës së propozuar për murin kufitar dhe ndarjen e familjeve migrante.
Ajo nuk dha asnjë arsye për largimin e saj në letrën e dorëheqjes, megjithatë ajo tha se kjo ishte “koha e duhur për t’u larguar” dhe tha se SHBA-ja është më e sigurt se sa kur ishte bërë pjesë e administratës.

Marketing