SHBA fton Zelenskyn të premten për takim me Trumpin

FILE - President Volodymyr Zelenskyy speaks to the media during a briefing at the Khmelnytskyi Nuclear Power Plant, Ukraine, Thursday, Feb. 13, 2025. (AP Photo/Alex Babenko, File)

Presidenti ukrainas, Volodymir Zelenskyy po planifikon të udhëtojë në Washington të premten për një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, sipas një burimi nga qeveria ukrainase.

Burimi i tha Skynews, se data për këtë takim të drejtpërdrejtë u propozua nga pala amerikane.

Takimi vjen pas njoftimit se Ukraina është dakorduar me Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje të rëndësishme mbi mineralet.

Marrëveshja përcakton kushtet për krijimin e një fondi të ri për investime në mineralet, materialet e rralla dhe burimet e tjera natyrore të vlefshme të Ukrainës.

Marrëveshja tani nuk përmban kërkesën fillestare nga Shtetet e Bashkuara për të pasur të drejtën për të marrë deri në 500 miliardë dollarë (395 miliardë paund) nga të ardhurat e mundshme nga këto burime.

Marketing