SHBA, i riu shqiptar humb jetën në aksident

Një djalë i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Amerikë, në Rockland County.

Marketing

Viktima është 17-vjeçari Altin Nezaj, i cili ka gjetur vdekjen bashkë me një vajzë 15 vjeçe, ndërkohë që një tjetër person mbeti i plagosur rëndë.

Mësohet se makina me të cilin udhëtonte shqiptari tip ‘Porsche’, doli nga rruga si duke tentuar të shmangë përplasjen me një mjet tjetër, ku bashkë me Nezaj gjeti vdekjen në spital edhe 15-vjeçarja, Saniha Cekic.

Ngjarja ndodhi në rrugën ‘State Route 304’ në mbikalim, duke bërë që pas rënies nga lartësia mjeti të marrë flakë, siç mund të shihni në fotografi.

Lidhur me aksidentin e kësaj të diele hetimet janë në vijim, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.