SHBA inkurajon Shkupin dhe Athinën të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët

SHBA mbështet bisedimet dhe inkurajon autoritetet në të dy vendet që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët, thotë një zyrtar i Departamentit të Shtetit për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA.

Marketing

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin bisedimet që zhvillohen nën ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara për të zgjidhur çështjen e emrit. Inkurajojmë krerët e të dy vendeve që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët në interes të integrimit euroatlantik, prosperitetit ekonomik, paqes dhe stabilitetit në rajon, ka deklaruar zyrtari i Departamentit të Shtetit.

Marketing