SHBA-Iran rikthehen në bisedime/ Negociatat nisin të martën me ndërmjetësiminn e BE

Shtetet e Bashkuara dhe Irani rikthehen në tryezën e bisedimeve në një përpjekje për të rikonceptuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore. Negociatat mes zyrtarëve nisin të martën në Vjenë me ndërmjetësimin e BE, ndërsa diskutimet dypalëshe aktualisht duken të largëta.

Marketing

Megjithatë Uashingtoni e ka komentuar praninë e Iranit në kryeqytetin austriak si një “hap i shëndetshëm përpara”, i cili do të ndihmojë për t’i kthyer të gjitha palët përsëri në zbatimin e marrëveshjes.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018 dhe vendosi përsëri sanksione mbi Iranin, duke e bërë atë të shkelë disa nga kufizimet bërthamore të paktit. Pasuesi i tij, Joe Biden ka deklaruar se synon të ringjallë marrëveshjen, por Uashingtoni dhe Teherani kanë patur përplasje të vazhdueshme.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015, sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe sanksionet e tjera ekonomike ndaj Teheranit u hoqën në këmbim të zvogëlimit të programit bërthamor të Iranit për ta bërë më të vështirë zhvillimin e një arme bërthamore, një ambicie që Teherani e mohon.