SHBA: ISIS në Siri i ka ditët e numëruara

ISIS në Siri i ka ditët e numëruara. Kështu ka deklaruar Sean Ryan, zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër organizatës terroriste.

Marketing

Deklarata ka ardhur një ditë pasi forcat kurdo-siriane të mbështetura nga Amerika morën nën kontroll qytetin e Haxhinit, i konsideruar bastion i xhihadistëve në veri të Sirisë.
Ryan ka nënvizuar megjithatë se luftimet kundër ISIS në lindje të Sirisë nuk kanë përfunduar dhe se në fshatrat përreth Haxhinit, në kufi me Irakun, ka ende militantë të fshehur.

Forcat kurdo-siriane të pranishme në zonë kryejnë prej javësh një ofensivë tokësore të mbështetur nga aviacioni amerikan.