SHBA-ja dhe BE-ja me përkrahje të fuqishme “Për” referendum të suksesshëm

HBA-ja dhe Bashkimi Evropian me përkrahje të fuqishme për suksesin e referendumit të ardhshëm, të caktuar për më 30 shtator në të cilin qytetarët duhet të votojnë për Marrëveshjen e Prespës dhe hapjen e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të vendit. Intensifikimi i aktiviteteve diplomatike vazhdon. Dje në Maqedoni qëndruan përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe ndihmës sekretari shtetëror për Çështje evropiane dhe euroaziatike të SHBA-së, Aron Ues Miçell.

Marketing

Mos lejoni dikush tjetër ta bëjë atë për Ju. Ju lutem, mos heshtni para ardhmërisë suaj, nuk mund të lejoni t’ju ikë kjo mundësi sepse Ju jeni përgjegjës për të ardhmen tuaj. Këto nuk janë zgjedhje, as nuk është diçka e lidhur me politikën. Duhet të jeni të sigurtë dhe të bindur se kur të zgjoheni të hënën tjetër, përkatësisht më 1 tetor, se keni bërë zgjedhjen e cila i përket të ardhmes suaj, të ardhmes së vendit tuaj dhe të fëmijëve tuaj”, deklaroi Mogerini.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së në Shkup arriti së bashku me kryeministrin Zaev me aeroplanin e njëjtë, pasi ai paraprakisht kishte fjalim para Parlamentit Evropian. Kjo ishte hera e parë që kryeministri i Maqedonisë të mbajë fjalim në gjuhën maqedonase në PE.

“Për popullin tonë të Maqedonisë ky është moment historik. Kjo është rruga e parë, një kryeministër i vendit tonë të mbajë fjalim para Parlamentit Evropian, në gjuhën e tij amtare”, tha Zaev. Kryeministri Zaev eurodeputetëve dhe anëtarëve të Komisionit Evropian të pranishëm në sallë ua sqaroi vlerën për Maqedoninë nga lidhja e Marrëveshjes së Prespës, duke iu falënderuar edhe homologut të tij grek, Aleksis Cipras.

Referendumi më 30 shtator, tha Zaev, është referendum për pavarësi të dytë. Në Shkup dje ka qëndruar edhe shefi i Diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati. Ai pas takimit me homologun e tij të Maqedonisë, ministrin Nikolla Dimitrov potencoi se Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë ka rol të jashtëzakonshëm për stabilitetin demokratik në rajon dhe perspektivën e përbashkët euroatlantike.

Dërgoi apel deri te të gjithë qytetarët e Maqedonisë, veçanërisht shqiptarët të cilët jetojnë këtu që ta përkrahin Marrëveshjen historike të Prespës.

“Të gjithë pajtohemi se shqiptarët të cilët jetojnë në Maqedoni do të jenë mbështetës të mëdhenj të proceseve të cilat vijojnë si edhe një herë dua të apeloj të dalin masivisht të marrin pjesë në ndërtimin e të ardhmes dhe për një jetë më të mirë këtu. Në këtë drejtim do ta vazhdojmë bashkëpunimin me qëllim për të krijuar një mjedis më të mirë dhe më gjithëpërfshirës”, tha Bushati.

Në bisedë me MIA-n eurodeputeti dhe raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll, e kritikon “qëndrimin negativ” të opozitës ndaj zgjidhjes së kontestit për emrin dhe thotë se druan se ky referendum mund të jetë “shansi i fundit”. “Mendoj se tani është momenti kur të gjithë duhet të qëndrojnë në anën e njëjtë, në anën e interesit afatgjatë të Maqedonisë. Për këtë shkak është vështirë të besohet se sërish ndonjëherë do të tregohet një rast i tillë i volitshëm dhe se do të marrë mbështetje nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë
për hyrjen e Maqedonisë në BE dhe në NATO.

Nëse nuk ka sukses këtë herë druaj se ky është shansi i fundit”, thekson Vajgëll. Vajgëll thotë se qëndrimi i paqartë i VMRO-DPMNE-së në fakt fsheh dëshirë për mossukses në referendum.

Raportuesi për Maqedoninë i hedh poshtë edhe argumentet sipas të cilave dallimet etnike në qëndrimet ndaj referendumit paraqesin ndonjë rrezik për shtetin dhe vlerëson se marrëdhëniet etnike në vend janë “pozitive siç ndoshta asnjëherë nuk kanë qenë”. Ai shtoi se votimi më 30 shtator nuk është votim etnik, por votim për të ardhmen e shtetit.

Për vizitë në vend sot vjen edhe ministri shtetëror për Evropë të MPJ-së gjermane Mihael Rot. Ai në Ohër do të mbajë takim me nikoqirin e tij Nikolla Dimitrov, pas çka të dy do të marrin pjesë në debatin interaktiv me temë “Maqedonia në rrugën drejt BE-së”.

Ai tashmë paralajmëroi se do ta vizitojë Maqedoninë që të japë përkrahje të qartë për referendumin e ardhshëm për çështjen e emrit, por edhe brengën për shkak të involvimit të mundshëm të Moskës në proces.

“Do të shkoj t’i vizitoj miqtë tanë të Maqedonisë dhe do ta bëj të qartë se SHBA-ja e mbështet popullin e Maqedonisë”, tha Matis në një deklaratë për gazetarët në Pentagon.

Matis theksoi se është i brengosur se Rusia mund të tentojë të përzihet në procesin e referendumit në Maqedoni.

Para prononcimit të ardhshëm plebishit të qytetarëve të Maqedonisë, vendin me përkrahje të fuqishme për sukses në referendum dhe thirrje deri te qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, e vizituan sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kancelarja gjermane Angela Merkel, kancelari austriak Sebastijan Kurc, ministrat e Punëve të Jashtme të Luksemburgut dhe Holandës, Zhan Aselborn dhe Stef Bllok.

Fundjavën e kaluar në Maqedoni ishte edhe senatori amerikan dhe kryesues i Komisionit për Siguri Shtetërore, Ron Xhonson, i cili është njëri nga bashksponsorët e rezolutës së Senatit për përkrahje të marrëveshjes së Prespës.

Marketing