SHBA-ja dhe Franca me mbështetje për inkuadrimin e Maqedonisë në BE

Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo dhe ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan-Iv Le Drian, në margjinat e takimit ministror të Koalicionit global për disfatën e Shtetit Islamik, shprehën mbështetje për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, kumtoi këtë fundjavë Departamenti i Shtetit.

Marketing

Përveç tjerash ata kanë biseduar edhe për rëndësinë e NATO-s, për bashkëpunimin e vazhdueshëm transatlantik për përgjigjet ndaj kanosjeve pas interesave të përbashkëta të sigurisë dhe për rëndësinë e inkuadrimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Pompeo dhe ministri i Punëve të Jashtme, Le Drian shkëmbyen mendime për rëndësinë e inkuadrimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, për mbështetjen e Ukrainës dhe për përgjegjësinë e Iranit për provokimet vijuese”, thuhet në kumtesën e Departamentit Shtetëror.

Sekretari shtetëror e ka shprehur përkushtimin e fuqishëm të Administratës në Aleancën e NATO-s.

Marketing