SHBA-ja goditet nga moti ekstrem, temperatura shkon deri në -51 gradë Celsius

Motor graders plow Rosser Avenue as snow falls, Friday, Jan. 18, 2019, in Bismarck, N.D. (Tom Stromme/The Bismarck Tribune via AP)

Një pjesë e madhe e veriut të SHBA-së është përfshirë sot nga një valë të ftohti historik me reshje dëbore dhe temperatura polare prej -50 gradë Celsius që kanë shkaktuar trazira në trafikun ajror dhe në administratë.

Marketing

“Alarmi për të ftohtin e madh është dhënë që prej të hënës në shumë shtete të Miduestit, nga Dakota e Veriut deri në Ohajo, që pritet të përballet me temperaturat më të ulëta që prej 20 viteve”, sipas kanalit meteorologjik “Weather Channel”.
Ngrica që vjen nga veriperëndimi pritet të arrijë bregun lindor të vendit në fund të javës.

Edhe presidenti Donald Trump ka lajmëruar popullsinë nga profili i tij në “Twitter” që dje në mbrëmje, përcjell Atsh.
“Në rajonin e bukur të Miduestit, temperatura ndjehet si -60 gradë (-51 gradë Celsius), më të ftohtat të regjistruara ndonjëherë”, shkruan ai.