SHBA-ja njofton vendosjen e tarifës ndaj mallrave të Meksikës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të vendosë tarifa prej 5 për qind në importet e Meksikës, derisa ky vend të mos ndalë migrantët e paligjshëm që kalojnë kufirit me SHBA-në.

Marketing

Presidenti Trump tha se tarifat do të rriten në 25 për qind “derisa të zgjidhet problemi me migrantët e paligjshëm”.

Tarifa fillestare për mallrat e Meksikës, sipas Trumpit, do të hyjë në fuqi më 10 qershor dhe nëse kriza vazhdon atëherë tarifa rritet gradualisht.

Menjëherë pas njoftimit reagoi Meksisa e cila e quajti “katastrofike” vendosjen e tarifës.

Presidenti Trump ka deklaruar një emergjencë kombëtare për të trajtuar atë që ai pretendon se është një krizë në kufirin jugor të SHBA.

Trump ka akuzuar qeverinë e Meksikës se nuk ka bërë mjaft për të parandaluar rrjedhën e migrantëve të cilët kanë kaluar kufirin jugor të SHBA-ve në kërkim të azilit. Shumica e tyre janë nga El Salvadori, Hondurasi dhe Guatemala.

Tregtia e mallrave dhe shërbimeve amerikane me Meksikën në vitin 2018 ishte në vlerë prej 671 miliardë dollarësh.