SHBA-ja përsëriti përkrahjen për Marrëveshjen e Prespës

SHBA-ja e mbështet marrëveshjen historike të Prespës dhe e përgëzon udhëheqjen greke për arritjen e saj, tha sekretari i shtetit i SHBA-së Majk Pompeo në një takim në Uashington me Ministrin e Jashtëm grek, Jorgos Katrugalo.

Marketing

Në takimin në Washington me ministrin alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë, Georgios Katrougalos, kryediplomati amerikan e ka uruar Katrougalosin për daljen e Athinës nga programet për ndihmë financiare dhe ka përsëritur mbështetjen e SHBA-së për përforcimin ekonomik të Greqisë.

Dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se Washingtoni dhe Athina do të vazhdojë të punojnë bashkërisht në promovimin e stabilitetit dhe prosperitet në Ballkan.