Departamenti i Thesarit amerikan ka vendosur sanksione ndaj shefes ekzekutive të Hong Kongut, Carrie Lam dhe 10 zyrtarëve tjerë të këtij territori si dhe Kinës.
Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë se sanksionet synojnë të shënjestrojnë personat që dëmtojnë autonominë e Hong Kongut.
“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah popullit të Hong Kongut”, ka thënë Mnuchin.
Ky vendim vjen disa javë pasi Kina ka miratuar një ligj kontravers për sigurinë kombëtare në Hong Kong, i cili sipas kritikëve kërcënon liritë e këtij qyteti.
Tensionet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës vazhdojnë të përshkallëzohen, përfshirë vendimin e disa orëve më parë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për bllokim të transaksioneve amerikane për pronarët e kompanive, TikTok dhe WheChat.