SHBA ka nevojë për një milion elektriçistë/ Paga shkon deri në 60.000 dollarë

Nëse po planifikoni të zhvendoseni në SHBA bëni fillimisht një kurs për elektriçist se do ju duhet!

Marketing

Në SHBA ky është një sektor që përballet me mungesë masive të fuqisë punëtore. Sipas Rewiring America, një organizatë jofitimprurëse elektrifikimi, Shtetet e Bashkuara do të kenë nevojë për një milion elektriçistë më shumë për të bërë përditësime si instalimi i paneleve diellore, pompave të nxehtësisë dhe stacioneve të karikimit të automjeteve elektrike, për të ndihmuar vendin të përmbushë objektivin e tij për të arritur 100% minimizimin e ndotjes nga karboni dhe energji elektrike falas deri në vitin 2035-ën.

Gazetari Bill McKibben në një intervistë me New York Times tha: Nëse njihni një të ri që dëshiron të bëjë diçka që do të ndihmojë botën dhe dëshiron të bëjë një jetë të mirë në të njëjtën kohë, thuaji shko bëhu elektricist.

Sipas Byrosë së Statistikave të Punës, në vitin 2021, paga mesatare vjetore e një elektriçisti në SHBA ishte pak më shumë se 60,000 dollarë (48,000 £ / 55,000 €), krahasuar me rreth 45,000 dollarë (36,000 £ / 41,000 €) që e kanë profesionet e tjera. Por nëse ke titullin mjeshtër paga është gjashtë shifrore.

“Do të ketë mesatarisht 80,000 vende pune për elektriçistë çdo vit përgjatë dekadës së ardhshme vetëm për të zëvendësuar punëtorët që ose dalin në pension ose kalojnë në një punë tjetër,” thotë Sam Calisch, kreu i kërkimit në Rewiring America.

Kjo ndodh e gjitha përpara “Aktit të Reduktimit të Inflacionit”, projektligj i nënshkruar nga presidenti i SHBA Joe Biden, i cili pritet të rrisë kërkesën për elektriçistë duke krijuar stimuj për amerikanët që të elektrizojnë shtëpitë e tyre dhe të blejnë automjete elektrike.

Administrata e Biden gjithashtu po përpiqet për të futur më shumë gra në profesione të ndryshme përfshirë edhe atë të elektricistit. Në nëntor 2022, u njoftuan planet për të dyfishuar numrin e grave që punojnë në industrinë e ndërtimit gjatë 10 viteve të ardhshme.

Marketing