SHBA, kongresmenët kërkojnë sanksione shtesë për Rusinë

Kongresmenët republikanë dhe demokrat sot kërkuan nga presidenti amerikan Donald Tramp të vendos sanksione shtesë për Rusinë për shkak të helmimit të ish spiunit Sergej Skripalj në Britaninë e Madhe.

Marketing

Kongresmenët përkujtojnë se nuk janë vendosur sanksione shtesë nga marsi i vitit 2018, edhe pse ligji nga viti 1991 parashikon ato të shqiptohen në afat prej tre muajve.

“Insistojmë të veproni menjëherë dhe të kërkoni përgjegjësi të tërësishme nga Rusia për përdorimin e armës kimike në Evropë”, deklaroi Eliot Engel.

Shtëpia e Bardhë tani për tani nuk i komentoi kërkesat e kongresmenëve.