SHBA kritikon ashpër Kuvendin për shkarkimin e Bordit të RTK’së

Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka kritikuar ashpër deputetët e Kuvendit të Kosovës për shkarkimet gjatë ditës së djeshme nga deputetët e pozitës, shkruan Gazeta Metro.ë reagimin e tyre thuhet se kosovarët meritojnë përgjegjësi, dhe se këto shkarkimet duhet të bazohen në prova transparente ashtu si emërimet duhet të bazohen në merita.

Marketing

“Dje, Asambleja shkarkoi anëtarët e një bordi tjetër mbikëqyrës publik me një justifikim të pakët. Ndërsa kosovarët meritojnë përgjegjësi, shkarkimet duhet të bazohen në prova transparente ashtu si emërimet duhet të bazohen në merita”, thuhet në reagimin e ambasadës.

“Shkarkimet e gutshme, dhe të njëanshme, dëmtojnë instiucionet publike dhe nuk adresojnë problemet stukturore. Referomat evektive dhe afatgjate, kanë nevojë për qasje metodike, të matur që kanë interesin e Kosovës së pari duke anshkaluar intersat politike”, thuhet ndër të tjerash në këtë reagim.

Kujtojmë, që deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar pro shkarkimit të Bordit të RTK-së, shkruan Gazeta Metro.

Emrat e anëtarëve Bordit të shkarkuar të RTK-së janë: Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku.