SHBA mbyll kufirin, Nju jorkezët mbyllen në shtëpi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbyllur kufirin me Meksikën dhe Kanadanë, në përpjekje të për penguar shpërthimin e koronavirusit. Masat do të hyjnë në fuqi në mesnatë,por ato nuk do të prekin tregtinë, është shprehur të premten Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

Marketing

Ndërkohë shteti i Nju Jorkut ka kërkuar mbylljen e të gjitha aktiviteteve jo thelbësore, një ditë pasi kjo masë u mor edhe në Kaliforni. Guvernatori i Shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo u këshilloi qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm në raste emergjente. Në shtetin e Nju Jorkut kanë rezultuar deri tani 7100 persona të infektuar dhe 35 vdekje.

1746 mjekë janë paraqitur vullnetarë për të ndihmuar në përballimin e situatës.