SHBA me ambasadorë të rinj amerikanë në Kosovë dhe Mal të Zi

Stejt Departamenti paralajmëroi ndryshime të ambasadorëve në misionet amerikane në Kosovë, Mal të Zi dhe Moldavi, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni.

Marketing

Në brifingun e rregullt për shtyp Heder Nojert mbrëmë paralajmëroi se ambasador i ri në Kosovë do të jetë Fil Kosnet, i cili vjen në vendin e shefit të deritanishëm Kreg Delavi.

Në Mal të Zi, ambasador i ri i SHBA-së do të jetë Xhudi Tejnke, e cila vjen në vendin e koleges së saj
Margaret Jueherna.

Ambasador të ri do të ketë edhe në Moldavi, ku shefi i deritanishëm do të zëvendësohet me Derek Horat, diplomat në karrierë.

Stejt Departamenti gjithashtu paralajmëroi ndryshime të vendeve të ambasadorëve në disa vende afrikane dhe aziatike

Marketing