SHBA mesazh Izraelit: Kufizoni sulmet në Liban

SHBA-të i kanë kërkuar Izraelit të de-përshkallëzojë konfliktin në Lindjen e Mesme pas vdekjes së liderit të Hamasit, Yahya Shinwar.

Marketing

“Shtetet e Bashkuara do të dëshironin që Izraeli të kufizonte disa nga sulmet e tij në dhe rreth Bejrutit”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

“Numri i viktimave civile është shumë i lartë,” tha ai.

“Ne do të dëshironim që Izraeli të kufizonte disa nga sulmet e tij në dhe rreth Bejrutit dhe do të donim të shihnim një tranzicion në negociata që lejojnë civilët nga të dyja palët të kthehen në shtëpitë e tyre”.

Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris tha se vrasja e liderit të Hamasit, që besohet se qëndron pas sulmit që shkaktoi luftën në Rripin e Gazës, ishte një mundësi për një armëpushim në Lindjen e Mesme.

“Kjo krijon një mundësi që unë besoj se duhet të përfitojmë në mënyrë që të angazhohemi për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për t’i kthyer pengjet në shtëpi,” u tha Harris gazetarëve.

“Përsa i përket çështjeve në Lindjen e Mesme dhe veçanërisht në atë rajon, nuk ka qenë kurrë e lehtë. Por kjo nuk do të thotë që ne të dorëzohemi. Gjithmonë do të jetë e vështirë”, shtoi ajo.

Marketing