Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dalë edhe njëherë në krah Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Përfaqësuesi amerikan ka kërkuar që misioni i UNMIK-ut të përmbyllet plotësisht.
Kjo pasi që sipas tij, Kosova tanimë ka institucionet e veta që bartin përgjegjësitë.
Tutje ai ka thënë se Amerika e mbështet Kosovën dhe rrugën evropiane të saj.
“SHBA mbështet Kosovën dhe rrugën evropiane të saj si dhe integrimin euroatlantik. Përmes dialogut, Kosova dhe Serbia kanë miratuar një udhërrëfyes për energjinë. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të shmangin retorikën nxitëse. Dialogu i udhëhequr nga BE vazhdon të jetë mekanizmi për të pajtuar çështjet mes dy vendeve. UNMIK e ka tejkaluar misionin e vet. Ka pasur rol kritik në të kaluarën, megjithatë Kosova ka përforcuar institucionet e veta për të marrë përgjegjësitë që kanë qenë të UNMIK-ut. Jemi të zhgënjyer që Këshilli s’ka lëvizur me përmbylljen e UNMIK-ut”, ka thënë ai.